Merrni çadrën me vete, njihuni me parashikimi e motit për ditën e...

Merrni çadrën me vete, njihuni me parashikimi e motit për ditën e sotme

235
0

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, por kalime të lehta të vranësirave pritet të ketë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, pasditja dhe orët vijuese do të sjellin në vendin tonë shtim gradual të vranësirave të cilat do të mund të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat jugore dhe pjesërisht në zonat veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.