Lajme

“Merre shtruar”, ja çfarë i ka thënë aktori Agim Bajko vajzës së tij për lidhjen me moderatorin Ardit Roshi

By vizionc

January 16, 2020

Propozimi LIVE i Ardit Roshit për partneren er tij Blerina Bajko ishte një ndër gjërat më të bukura që mund të kishim parë ditët e fundit. Pikërisht për të folur për këtë propozim dhe për të treguar më shumë detaje për historinë e tyre të dashurisë, Ardit Roshi dhe Blerina Bajko ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree”  në Top Channel.

Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.

Ndër të tjera Jonida Shehu e ka pyetur çiftin se çfarë mendimi kishte i ati i Blerinës që është aktori i njohur Agim Bajko për marrëdhënien e tyre.

“I pëlqente fakti që ka shumë karizëm dhe ambicje, por donte që ta merrnim shumë shtruar”, ka treguar Blerina Bajko.