Merr shtetësinë greke, heroi shqiptar që ndihmoi në tragjedinë e zjarrit

Merr shtetësinë greke, heroi shqiptar që ndihmoi në tragjedinë e zjarrit

399
0

Rreth 90 persona humbën jetën ndërsa qindra të tjerë u plagosën në një ngjarje me te renda për Greqinë, e cila u përball në muajin korrik me zjarrin apokaliptik. Por në mesin e kaosit, të shumtë ishin ata njerëz që përballë tmerrit të flakëve, vendosën të ndihmonin ne misionin e shpetimit. Një prej tyre ka qenë një shqiptar si dhe dy emigrantë nga Egjipti, të cilët janë vlerësuar nga kryeministri Tsipras këtë të martë, në vizitën e tij në zonën më të prekur, në Mati. Shqiptari quhet Agim Cufe dhe me origjinë është nga Levani i Fierit. Agimi ashtu si dhe të prekurit nga zjarri jetonte në Mati dhe ka qenë njëri ndër personat që me anë të një skafi ka shpëtuar dhjetëra persona që ishin hedhur në det teksa tentonin t’i largoheshin flakëve. Qeveria ka vendosur t’i japë nënshtetësinë këtyre heronjve, ndërsa dekreti ju dërgua Presidentit për miratim.