Një restorant në Lezhë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar, por dëme të shumta materiale.
Nuk dihet shkaku i zjarrit, por paraprakisht dyshohet rrjedhja e bombulës.
Lokali është në pronësi të shtetasit M. B, ndërsa punonjësit e zjarrfikëses arritën të neutralizonin vatrën e zjarrit që të mos përhapej në biznese dhe banesa për rreth zonës.