Mërkuri kalon në Ujor; ja se ç’do të ndodhë me shenjën tënde...

Mërkuri kalon në Ujor; ja se ç’do të ndodhë me shenjën tënde të horoskopit

343
0

Horoskopi i datës 16 janar 2020 shënohet me kalimin e Mërkurit në Ujor. Pas vetëm dy javësh në Bricjap, Mërkuri do të jetë gati për t’u përballur me një sfidë të re në shenjën e radhës, Ujor. Në këtë pozicion, ky trup astrologjik flet për aftësi të reja të imagjinatës, shpikjeve dhe intuitën, dëshirën për të qëndruar më shpesh me njerëzit dhe për të dialoguar me ta.

 

Duhet evituar Urani i shqetësuar-tashmë në kuadraturë-sepse gjithçka që do të thuhet ose mendohet shumë shpejt zor se do të funksionojë. Është për të ardhur keq që planetit i duhet të përballet me një Uran pengues, por do të flasim për këtë pas disa ditësh.

 

Efektet e Mërkurit në Ujor në Zodiak

 

Dashi: Mërkuri në Ujor përmirëson mënyrën tuaj të të folurit, të të thënit. E ardhmja me premtimet e saj të duket e afërt, por mos merrni përsipër asgjë të tepërt, e cila është jashtë mundësive të tua.

 

Demi: Mërkuri fillon pozicionimin e tij duke ju këshilluar të mos e teproni me idetë apo zgjidhjet e problemeve në punë. Evitoni idetë e çuditshme dhe origjinalitetin që nuk do të funksiononte (për shkak të Uranit).

 

Binjakët: Mërkuri bëhet miku dhe aleati yt kështu që është e lehtë për ju të ndiheni të fortë, të sigurt, duke u ndier në vendin e duhur, me kapacitetet e nevojshme. Me të vërtetë një injeksion i mirë energjie.

 

Gaforrja: Për fat të mirë, Mërkuri nuk i ndërlikon më diskurset tuaja, nuk i bën fjalët tuaja të padepërtueshme.Me pak fjalë, tashmë dikush do t’ju dëgjojë dhe nuk do të keqkuptohet. Flisni qartë, flisni thjesht.

 

 

Luani: Duhet të tregoheni më të kujdesshëm me paratë, me shpenzimet dhe çështjet praktike sepse Urani do t’ju shtyjë të bëni çmendurira të vogla. Kujdes me fjalët që përdorni, si flisni, mbroni veten nga një Uran që bën gjithçka me nxitim. Qëndroni të qetë.

 

Virgjëresha: Mërkuri të dhuron një pushim të shkurtër që do të zgjasë deri në ditët e para të shkurtit. Një pushim larg impenjimeve, nga një punë që mund të ketë qenë shumë e përshpejtuar dhe ka nevojë të sqarohet. Merrni kohë për t’i kuptuar gjërat më mirë.

 

Peshorja: Ky Mërkur i bukur bëhet aleati juaj, një forcë miqësore për të jetuar, menduar dhe imagjinuar ato gjëra që ju bëjnë të ëndërroni, të argëtoheni, të çmendeni. Një këshillë? Mos veproni në mënyrë shumë impulsive, gjithmonë përpiquni të kuptoni.

 

Akrepi: Tregoni shumë kujdes në menaxhimin e gjërave dhe marrëdhënieve, përpiquni të mos merrni vendime në çift, të mos zgjidhni për të tjerët. Sepse Mërkuri tani nuk ju ndihmon dhe Urani i bën gjërat të paqëndrueshme.

 

Shigjetari:Miqësia e re e Mërkurit (pozitive në shenjën tuaj) ju ndihmon të jetoni më mirë dashurinë, të dialogoni më shpesh me njerëzit që doni, me njerëzit e afërt. Ju e kuptoni se fjalët që po thoni rrjedhin lehtë.

 

Bricjapi: Mendimet dhe qëllimet bëhen tani konkrete, më reale. Mund t’ia dilni të bëni gjithçka që doni, por duhet të prisni disa ditë, kohën që i duhet Uranit për të ndaluar së komplikuari çdo evolucion.

 

Ujori: Do ta adhuroni këtë Mërkur të bukur që ju vjen si dhuratë. Kjo energji e re ju ndez, ju bën të ëndërroni, të nxirrni anën tuaj më të mirë. Por mos u nxitoni, jepini kohë vetes të përgatisni disa gjëra, të mendoni strategji.

 

Peshqit: Mërkuri fshihet dhe zemra juaj merr një pushim. Marrëdhëniet bëhen më pak të rëndësishme (por kjo nuk do të thotë që s’mund të flirtoni me dikë), merrni më shumë kohë për t’i kushtuar vetes.

loading...