Mërkuri dhe Afërdita janë përmbys, Zonja Meri ka një paralajmërim për shenjat...

Mërkuri dhe Afërdita janë përmbys, Zonja Meri ka një paralajmërim për shenjat zodiakale

436
0

Edhe pse Mërkuri e Afërdita janë retrogradë, kjo është një periudhë me rëndësi në vendimarrje për disa shenja horoskopi. Lexoni ç’do të thotë kjo për shenjën tuaj:

 

Dashi: Do merrni nje vendim në lidhje me jeten tuaj personale. Do kerkoni vëmendjen e familjes për deshirat dhe vendimet tuaja. Mund te filloni nje bashkëjetesë.

 

Demi: Nje çështje ekonomike dhe familjare do diskutohet. Pasuria e patundshme apo situatat e ngrira ekonomike do kërkohet te sqarohen apo te fillojne te funksionojnë.

 

Binjakët: Duhet ta ndjeni te nevojshme sot te merrni më shume informocion ne rrugë konfidenciale per nje cështje pune apo prapaskene qe mund t’ju kene bërë.

 

Gaforrja: Ka ardhur momenti në mendjen tuaj t’i thurni lavde vetes dhe ta vini në rangun e nje statuje apo figure te shquar që te tjerët ta adhurojne.

 

Luani: Nuk mund të adhuroni nje person që është gjallë sikur te jetë nje figurë apo statuje e se kaluares ne jeten tuaj. Kjo ju nxjerr jashtë realitetit dhe ju ben juve nje statuje ekzistence.

 

Virgjëresha: Do kuptoni që ne jetën tuaj rendësi te madhe kane ata persona qe te pakten nuk ju kanë dhene shkelmin apo nuk ju kanë penguar megjithëse edhe kjo quhet e mangët.

 

Peshorja: Të adhuroni dikë apo ta idealizoni sidomos në lidhje me karrieren apo te ardhmen tuaj sot do te thote që tek vetja nuk do gjeni rehati.

 

Akrepi: Te importoni një familje nga larg dhe ta beni pjesë tuajen do ishte nje mësim per ata që nuk dinë te vleresojnë njerezit e tyre kur i kanë.

 

Shigjetari: Duhet të krijoni nje model te ri financiar apo të studioni më shume figurat që kane arritur sukses ekonomik per te hedhur edhe ju hapa te rendesishem ne kete drejtim

 

Bricjapi: Nese partnerin tuaj ne cift e vlerësoni për bemat ne fushen e biznesit apo te marredhenieve nderkombetare, atehere nuk ju mbetet gje tjeter vetem ta prekni apo ledhatoni ftohte.

 

Ujori: Duhet te riktheheni në nje punë apo projekt se shpejti para se te beheni konfuz per talentin apo aftesite tuaja dhe te ndryshoni drejtim. Tani eshte momenti i drejtimit te duhur megjithese planetet janë permbys.

 

Peshqit: C’rëndësi ka kur ju vleresoni dhe adhuroni ne zemren tuaj dike dhe keni frike t’i afroheni apo krijoni distance. Mund te gjendet nje fije sado e prishur sa per të bërë sërish lidhjen.