Merkelin e pushtojnë të dridhurat në mes të konferencës, çfarë thotë zëdhënësi...

Merkelin e pushtojnë të dridhurat në mes të konferencës, çfarë thotë zëdhënësi i saj për gjendjen shëndetësore(Video)

415
0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është dridhur sërish gjatë një ceremonie në Berlin, 9 ditë pas një incidenti të ngjashëm. Video tregon se Merkel, 64 vjeç, ka kryqëzuar duart teka i dridhej trupi, por pas dy minutash ajo dukej më e qëndrueshme.

Teksa po dridhej, kancelares i ofruan një gotë me ujë, por nuk e piu atë. Në incidentin e mëparshëm Merkel fajësoi dehidratimin për një gjendje të tillë.

 

Zëdhënësi i saj është shprehur se kancelarja do të udhëtojë për në Japoni, ashtu sikurse ishte parashikuar. Ai shtoi më tej se Merkel është në gjendje të mirë shëndetësore. Agjencia e lajmeve DPA tha se pavarësisht motit të nxehtë, në ceremoni ishte freskët, ku presidenti Frank Walter Steinmeier po prezantonte ministrin e ri të drejtësië Christine Lambrecht. Herën e kaluar, Merkel u drodh teksa po qëndronte pranë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Ajo tha se ndihej më mirë pasi piu ujë.