Merkel insiston për hapjen e negociatave në kongresin e PPE: S’mund të...

Merkel insiston për hapjen e negociatave në kongresin e PPE: S’mund të vazhdojmë të thyejmë premtimet me Ballkanin Perëndimor

339
0

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pjesëmarrëse në kongresin që po mbahet në Zagreb për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Merkel zhvilloi një takim me kryeministrin kroat dhe pas kësaj deklaroi se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet t’i hapen negociatat.

“Duhet të ketë ende një perspektivë realiste anëtarësimi për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk mund të vazhdojmë të thyejmë premtimet tona”, tha Merkel.

Ndërkohë kryeministri kroat Andrej Plenkovic, e cilësoi vendimin e Brukselit për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si një gabim të madh.

“Çdo vend ka të drejtë të kërkojë anëtarësimin në Bashkimin Europian”, tha ai.