Merkatoja televizive, Marina Vjollca braktis Top Channel për Tv Klan

Merkatoja televizive, Marina Vjollca braktis Top Channel për Tv Klan

371
0

“Tv Klan” ka dashur ta ketë pjesë të logos së tij që një vit më parë bionden seksi, por për shkak të kontratës me “Top Channel” Marina ka qëndruar në televizionin ku edhe është shfaqur për herë të parë, ndërsa pak ditë më parë ajo dha dorëheqjen. Njoftimin e ka bërë vetë Tv Klan që shkruan: Familjes së madhe të Tv Klan i shtohet një tjetër emër i mirënjohur. Ajo është prezantuesja simpatike Marina Vjollca, e cila do të jetë pjesë e televizionit më të madh kombëtar në Shqipëri sezonin e ardhshëm, që nis në Shtator. Vjollca vjen në ekranin e Tv Klan me një program të sajin, detajet rreth të cilit pritet që të zbulohen nga drejtuesit e televizionit. Marina Vjollca u bashkohet kështu emrave më të njohur të Tv Klan, si Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Arian Çani, Rudina Magjistari, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, Alketa Vejsiu e Aldon Lipe. Sezonin e kaluar, Tv Klan arriti të bënte pjesë të tijin aktorin e humorit dhe prezantuesin e mirënjohur Ermal Mamaqi, duke sjellë për publikun një prej emisioneve më të suksesshëm në vend, “Xing me Ermalin”.