HOROSKOPI

Meri Shehu nxjerr zbuluar shenjën që flirton më shumë dhe që mban dy lidhje paralele. Ja cilët mund të martohen apo të bashkëjetojnë

By vizional

June 23, 2021

Astrologia Meri Shehu ka treguar në emisionin “Rudina” në Tv Klan se cilat nga shenjat e horoskopit kanë më shumë predispozicion të martohen apo të marrin vendime të rëndësishme për jetën e tyre personale dhe intime.

 

Cilat nga shenjat e horoskopit këtë verë do vendosin të martohen?

 

Meri Shehu: Si asnjëherë pas 12 vitesh vendosin të martohen Virgjëreshët, kanë vitin e tyre. Në periudhën e verës iu jepet një shans paraprak për të vendosur për t’u martuar. Kurse ata që do fillojnë një bashkëjetesë ose do jetojnë me dikë tjetër në shtëpinë e tyre që quhet një fazë paraprake martese, ose do kalojnë nga një ndarje në martesë direkt janë Shigjetarët. Ata do ndryshojnë shtëpi, mënyrë jetese, domethënë kanë qenë diku në një ambient dhe do kalojnë në një ambient tjetër. Do kenë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.

 

Po kështu janë dhe Binjakët, Jupiteri në shtëpinë e dhjetë i ndryshon prioritetet në jetë dhe shumë binjakë do të ndryshojnë dhe karrierën dhe stilin e një marrëdhënie. Duan një marrëdhënie që bie më shumë në sy për momentin, duan më shumë publicitet dhe do duan të martohen. Edhe Peshqit deri diku.

 

Do jenë martesa që do zgjasin ato që do ndodhin këtë verë?

 

Meri Shehu: Këto martesa do zgjasin, për këto katër shenja ndryshimin e jetës së tyre do ta kenë në mënyrë të dukshme ose do jenë këto më prioritaret për të marrë vendimet.

 

Meri Shehu ka nxjerrë zbuluar se cilat do jenë shenjat e horoskopit më flirtuese gjatë kësaj vere dhe do kalojnë një periudhë shumë të bukur.

 

“Dashët janë shenja më erotike që lidhen me pasionin e momentit, domethënë nëse iu ndizet pasioni i momentit, patjetër që do flirtojnë sepse nuk u rihet pa flirtuar.

 

Janë Binjakët patjetër që do flirtojnë sepse janë dysh dhe duan gjithmonë planin dysh. Edhe nëse kanë një marrëdhënie, duan të kenë dhe diçka tjetër paralele për të ndezur emocionet e tyre, nuk do përjashtoja Demët dhe Peshoren sepse ata udhëhiqen nga Afërdita dhe flirtin edhe pse pasiv duke ndenjur, e thërrasin më vështrim.

 

Më indiferentët shikoj Ujorët megjithëse e kanë këtë vit me shumë fat dhe patjetër që do flirtojnë, por flirti i tyrë përshkallëzohet nga shoqëria, alternohet dhe nuk del i pastër si flirt”.

 

Meri Shehu tregon se këtë vere do kenë shumë pasion edhe Peshqit, Gaforret, Luanët dhe Akrepët ku do kenë fat që do ndihen mirë me veten e tyre dhe do jenë shumë flirtues gjatë muajit Korrik. Gushti do jetë muaji i Dashëve, Luanit, Shigjetarëve, ku dhe Ujorët do fillojnë të jenë më në formë./tvklan