AUTO

Mercedes-Benz X-Class, kamionçina e parë nga gjiganti automobilistik [FOTO / VIDEO]

By admin

October 26, 2016

Mercedes ka prezantuar jo një, por dy versione të kamionçinës koncept X-Class.

Modelet e prezantuara janë “Stylish Explorer” dhe “Powerful Adventurer”, transmeton Express. Stylish Explorer paraqet modelin standard, i cili vjen me rrota 22 inç.

Modelet bazike vijnë me rrotat e pasme aktive, ndërsa versioni me të gjitha rrotat aktive ofrohet si opsion. Motorët do të ofrohen me naftë dhe benzinë. Motori më i shtrenjtë do të jetë ai V6 me naftë, i cili do të jetë në gjendje të transportojë pesha deri në 1.1 tonë dhe të tërheqë mjete me kapacitet deri në 3.5 tonë.

Padyshim, kjo do të jetë kamionçina më luksoze në botë. Kjo kamionçinë do të fillojë të shitet në Evropë nga fundi i vitit 2017, dhe do të prodhohet në fabrikën e Nissan në Barcelonë.