PULLA E KUQE

Mënyrat që seksi të zgjas më shumë…

By admin

August 16, 2016

Në qoftë se jeni diskret, seksi i shpejtë mund të jetë shumë më argëtues sesa e keni paramenduar.

Një studim i fundit thotë se në kujtesë nuk mbetet gjithmonë një seks i mirë që zgjat, por edhe një e shpejtë. 9 mënyra për 10 minuta fantastike!

  1. Është koha të provoni lodrat e seksit (nëse ende nuk e keni bërë). Mund të përdorni vibratorët për çifte, të cilat ndihmojnë në arritjen më të shpejtë të kënaqësisë. 2. Eksitoni njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës! Mund të shkruani mesazhe erotike, ndërsa jeni duke pushuar në punë, apo sa herë gjeni kohë t’i ktheni mesazhet njëri-tjetrit. Do t’ju kursejë kohë për të ardhur në qejf! 3. Përdorni lubrifikantë, për të lehtësuar akoma më shumë penetrimin. Sepse kur ke aq pak kohë, është më e vështirë që trupi të prodhojë të gjitha substancat që duhen për një seks fantastik. Kështu që, faleminderit lubrifikantëve që ekzistojnë! 4. Kënaquni njëherë me veten, që të kënaqeni më shumë bashkë! Mund ta nisni duke masturbuar të dy, si një mënyrë nxehjeje që zëvendëson ato minutat e para bashkë: ‘hë, mirë je?’ 5. Lëreni atë t’ju kënaqë. Nuk ka arsye përse të mos jeni ju ai që kënaqeni nga partneri, edhe nëse keni vetëm 10 minuta kohë, shkruan Anabel. Herën tjetër, radha juaj! 6. Niseni me një pozicion që e dini se funksionon për ju. Nëse e dini se ‘doggy-style’ apo të jeni sipër, ju kënaq më shumë, nuk ka arsye që të mundoheni me të tjera pozicione. Do të keni kohë për të eksperimentuar më vonë! 7. Vishni diçka që hiqet në sekonda! Nuk po ju themi të vishni tuta, por kur e dini se jeni për një të shpejtë më vonë, atëherë përse t’i hapni punë vetes kot? 8. Nuk është e thënë t’i hiqni çorapet! Sepse këmbët e ngrohta = orgazëm! Është e vërtetuar; sipas një studimi të Universitetit të Groningen-it, 80% e femrave që mbajnë veshur çorape, përjetojnë kënaqësi maksimale! 9. Bëni seks sikur të ishte hera e fundit.