Galeria

Mënyra si e mbani dorën tregon shumë për ju, testojeni veten

By admin

October 22, 2016

Ju sjellim tre llojet të personaliteteve që tregohen nga mënyra se si ju e shtrëngoni grushtin.

Ne kemi provuar shumë mënyra për të parë në brendësi të njerëzve, por ajo që gjithmonë e tregon këtë është trupi. Shprehitë tona, gjestet, lëvizjet dhe shprehjet e fytyrës na tradhëtojnë dhe e njëjta vlen edhe për mënyrën se si i bëjmë gishtat grusht.

Ne kemi sjellur tre shembuj të mënyrave se si njerëzit i bëjnë gishtat grusht. Krejt çfarë ju duhet të bëni është të zgjedhni nga këto fotografi se cilës kategori i përkisni dhe kështu do e kuptoni se çfarë lloj personaliteti keni.

Per me Teper Shfletoni Galerine e Meposhteme:

Nëse i përkisni grupit të parë të njerëzve, ju jeni të prirur për t’i ndihmuar njerëzit madje edhe kur për juve është diçka shqetësuese. Ju vazhdimisht kërkoni për njohuri dhe eksperienca të reja. Ju jeni jashtë mase energjik dhe pak i padurueshëm. Njerëzit si ju janë të njohur çdo herë për aventura por në të njëjtën kohë, shumë prej tyre nuk do ta kuptonin sa shpesh ndiheni i stresuar dhe sa shumë keni nevojë për ndihmë dhe mbrojtje ndonjëherë.

Ju jeni i veçantë dhe tërheqës për njerëzit. Shoqëria ju do për sinqeritetin dhe mendjen e mprehtë që keni. Ju keni vetëbesim dhe keni një sens të vetëvlerësimit. Ju jeni i zellshëm dhe kjo ju bën person të gjallë në shoqëri dhe udhëheqës të mirë biznesi. Gjithësesi, frika juaj për të dështuar shpesh ju ndal të merrni vendime guximtare pasi që mund t’i lëndoj jashtë mase ndjenjat tuaja. Ju shpesh herë keni nevojë për aprovim dhe lavdata. Më e rëndësishmja, asnjëherë mos u ndalni së besuari madje edhe kur asnjë njeri nuk thotë se sa i shkathët je. Në fund të fundit, mund të ndodh që ju thjesht jeni të rrethuar nga njerëz të cilët janë xhelozë për suksesin tuaj.

Ju jeni të mprehtë dhe shpreheni por në njëfarë mënyre jeni edhe i turpshëm, dhe kjo është arsyeja përse këto cilësi nuk mund të manifestohen totalisht. Për shkak të kësaj, shumë njerëz ju konsiderojnë të heshtur dhe person që nuk keni dëshirë të komunikoni. Ju jeni i zhytur në mendime dhe jeni pedant por nganjëherë kërkoni nga vetja shumë. Ju jeni person me vizion dhe nuk lejoni që asgjë ta prish harmoninë tuaj të brendshme. Njerëzit afër jush ndihen mirë me juve. Ndonjëherë ju ndiheni tmerrësisht keq për mendimin se nuk jeni në gjendje të krijoni lidhje të reja apo të futeni në një ekip të ri. Por mos e merrni afër zemrës, krejt çfarë ju duhet është të bëheni më fleksibil dhe më i shoqërueshëm dhe njerëzit të cilët ngurrojnë të ju njohin, menjëherë do të provojnë të lidhen me ju.