Mënyra më e lehtë për ta hequr dhjamin nga beli pa ushtrime...

Mënyra më e lehtë për ta hequr dhjamin nga beli pa ushtrime fizike

355
0

Padyshim se nuk është shumë e lehtë të shkrihet dhjami, sidomos në pjesën e belit dhe barkut. Mirëpo me disa ndryshime të vogla në mënyrën e të ushqyerit dhe stilit të jetës ju mund të arrini rezultate të mira.

Disa nga këto mënyra janë:

Lëvizni më shumë- Nuk do të thotë të bëni ushtrime të rënda në palestra apo të bëni vrap gjatë gjithë kohës, ajo çfarë ju duhet është vetëm një ecje e lehtë dhe sa më shpesh.

Zvogëloni kaloritë– Nëse keni ngrënë 3500 kalori gjatë një vakti, zvogëloni ato së paku ne 2000 kalori. Kjo bëhet duke i zvogëluar porcionet e ushqimeve.

Shmangni karbohidratet– karbohidratet janë një burim i mirë i energjisë, mirëpo nëse i konsumoni me tepricë, atëherë ato mund të kthehen në dhjam. Shmangi përdorimin e tyre, sidomos pas orës 6 të mbrëmjes.

Hani fruta gjatë gjithë kohës– Frutat padyshim janë burimi më i mirë i vitaminave dhe mineraleve. Përdorimi sa më i shpeshtë i tyre, ju ndihmon të mos konsumoni shumë produkte të tjera.

Konsumoni më shumë proteina- ushqimet se brokoli, lulelakra, karotat dhe produktet e tjera përmbajnë një sasi të lartë të proteinave, të cilat janë shumë të nevojshme për mbajtjen e dietave.

Konsumoni ujë detoksifikues– disa përzierje të ujit me limon, kastravec apo xhenxhefil kanë një numër të madh të benefiteve për organizmin. Ato e pastrojnë atë nga helmet dhe mikrobet.