Mënyra e fjetjes ju bën që të shtoni kile të tepërta; Studiuesit...

Mënyra e fjetjes ju bën që të shtoni kile të tepërta; Studiuesit zbulojnë lidhjen midis gjumit dhe peshës

417
0

Është e vërtetë:  gjumi i pakët mund të ndikojë vërtet në peshën tuaj. Ndërsa nuk jeni duke fjetur, trupi juaj “gatuan një recetë” perfekte për shtimin e peshës. Kur  nuk flini aq sa duhet  gjumë, tundoheni më shumë të mos shkoni në palestër apo të mos dilni pasi jeni të lodhur. Truri juaj është i përgjumur gjithë ditën dhe si rrjedhojë  zbeh aktivitetin e të menduarit apo e te marrit vendime.

 

 

Përveç kësaj , truri juaj i privuar nga gjumi mund të ketë probleme duke thënë jo për një pjesë të dytë të tortës. Një studim në Gazetën Amerikane i Klinikës Nutritionfound thotë që kur njerëzit janë  të uritur nga pagjumësia kanë tendencën të hanë dhe në orët e vona dhe ushqime me shumë kalori. Në një studim tjetër të bërë në Universitetin e Chicikagos, pjesëmarrësit e privuar nga gjumi zgjodhën ushqime me dyfish më shumë yndyrë sesa ata që flinin të paktën 8 orë.

 

 

Një studim i dytë zbuloi se gjumi i pakët i shtyn njerëzit të hanë pjesë më të mëdha të të gjitha ushqimeve, duke rritur shtimin e peshës. Dhe në një përmbledhje të 18 studimeve, studiuesit zbuluan se mungesa e gjumit çoi në shtimin e dëshirave për ushqime të mbushura me energji dhe karbohidrate të larta.