“Mendoj fundin e muajit a i paguaj dot dritat”, këngëtari i njohur...

“Mendoj fundin e muajit a i paguaj dot dritat”, këngëtari i njohur tregon sa para fiton nga muzika

298
0

Kur mendon për një këngëtar, gjithmonë mendon njëkohësisht se sa shumë paguhet ai dhe se sa të larta janë të ardhurat e tij, por jo gjithmonë kjo gjë qenka e vërtetë.
Këtë na e ka treguar vetë këngëtari i njohur Xhavid Dedej, i cili ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin e Jonida Shehut.
Ai është pyetur se sa lekë fiton nga muzika që bën dhe Xhavid Dedej ka treguar se fiton mjaftueshëm.
“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm, ka lekë’ edhe qërasim ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, është shprehur Xhavid Dedej.