Kulture

Memorial për Vaçe Zelën/ Përurohet në qendër të qytetit të Lushnjes objekti dedikuar zërit të rallë e të mirënjohur ndër breza

By vizional

January 20, 2020

LUSHNJE– Në Lushnje kanë nisur aktivitetet për 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes.  Po sot në qytetin e lindjes së Vaçe Zelës është përuruar një memorial për këngëtaren e mirënjohur. Vaçe Zela kishte një zë të rrallë që për më shumë se 40 vjet hyri në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut.