Meksikë/ Deti tërhiqet, pas lëkundjeve të fuqishme autoritetet paralajmërojnë cunami

Meksikë/ Deti tërhiqet, pas lëkundjeve të fuqishme autoritetet paralajmërojnë cunami

425
0

MEKSIKË -Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë goditi ditën e djeshme jugun dhe qendrën e Meksikës, duke lënë të vdekur të paktën 5 persona. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Oaxaca-s. Si pasojë e lëkundjeve shpërthyen flakët në një rafineri në qytetin Salina Cruz, i cili ndodhet në brigjet e oqeanit Paqësor.

Autoritetet ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Gjithashtu lëkundjet e fuqishme shkaktuan dëme të konsiderueshme në kisha, ura dhe banesa. Ato u ndjenë deri në kryeqytetin meksikan, i cili ndodhet 400 milje larg epiqendrës. Sipas mediave vendase, në kryeqytetin meksikan, kujtimet e tërmetit të 2017-ës ku humbën jetën 300 persona janë ende të freskëta, por për fat të mirë këtë herë nuk pati dëme.

Epiqendra e tërmetit është një nga destinacionet kryesore të turizmit në Meksikë, ku plazhet ishin hapur vetëm disa ditë më parë. Ndërkohë autoritetet kanë parlajmëruar një tsunami me një rreze 1000 km, në brigjet e Meksikës, i cili pritet të përfshijë Guatemalan, El Salvadorin dhe Hondurasin.

Mediat vendase raportojnë se si pasojë e tërmetit ka pasur rrëshqitje të mëdha të tokës, janë dëmtuar rrugët lidhëse mes qyteteve, si dhe janë shkaktuar probleme serioze në një spital që trajton të sëmurët me COVID-19.