Lajme

Meghan Markle nxjerr ‘të palarat’ e familjes mbretërore, Kate mjaftonte që…

By vizional

June 03, 2020

Mediat amerikane thonë së fundmi se Meghan Markle ankohet se kunata e saj në pallatin mbretëror britanik Kate Middleton, mjafton të kërcasë një herë gishtat dhe i gjithë pallati vjen duke vrapuar. Burimet e DailyMail nga përtej Atlantikut thonin se aktorja amerikane i ka thënë miqve se nuk ka pasur fare mbështetje kur sulmohej nga media, ndërsa Kate kishte mbështetjen e mbretërorëve sa herë që mbi të dilnin lajme negative. Zhvillimi vjen pasi një nga revistat më të njohura të shoqërisë së lartë ‘Tatler’ në kopertinën e saj e quante Kate Middleton me ironi ‘Katherina e Madhe’ pasi sipas raportimeve ajo ndjehet e lodhur tashmë që Princi Harry e Meghan kanë hequr dorë nga detyrat e tyre mbretërore. Javën e kaluar pallati mbretëror britanik Kensington Palace lëshoi një deklaratë zyrtare mbi artikullin e Tatler, ku thuhej se “përmban një lumë pasaktësish dhe një shumë interpretime të rreme”. Ndërsa së fundmi një mikeshë e Meghan tha për mediat: “Meghan thotë se Pallati Kensington nuk i doli asnjëherë në mbrojtje kur ajo sulmohej barbarisht nga media. Ndërsa tani që Kate po merr pak shtyp negativ, pallati del me deklaratë zyrtare më pak se 24 orë pas artikullit për të përgënjeshtruar”.

Meghan raportohet se u ka thënë miqve se ishte sëmurur nga lajmet negative në shtyp dhe megjithë lutjet e Princit Harry, Pallati nuk kishte bërë asgjë për ta mbrojtur.

Kjo mesa duket ishte dhe arsyeja kryesore për vendimin e çiftit për të hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe vendosja në Los Angeles të SHBA.

Mikesha shtoi: “Kjo është gjithashtu edhe një shuplakë për Harry i cili kërkoi vazhdimisht ndryshime në politikat mbretërore të medias, ose të paktën një diskutim për shqetësimet e tij”.

“Gjithçka atëherë ra në vesh të shurdhër, por sa herë është fjala për Kate, ajo duhet vetëm të kërcasë gishtat dhe të gjithë vrapojnë për t’i dalë në ndihmë.