Meghan Markle “kapet mat” pas skandalit, e buzëqeshur përpara kamerave

Meghan Markle “kapet mat” pas skandalit, e buzëqeshur përpara kamerave

383
0

Meghan Markle është fotografuar për herë të parë që kur ajo dhe Princi Harry njoftuan qëllimin e tyre për t’u larguar pjesërisht nga familjes mbretërore. Dukesha e Sussex-it u kap në Kanada, duke hipur në një aeroplan në Aeroportin Victoria Harbour për të fluturuar për në Vancouver. Ajo buzëqeshi në kamera dhe dukej vërtet e qetë. Sipas fotove të “daily mail” ajo ishte e veshur me një pallto të gjelbër Barbour me një kapuç të zbukuruar me lesh, një shall të zi, xhinse të zeza dhe çizme të Le Chameau.

Paraqitja e Meghan vjen pasi Mbretëresha lëshoi një deklaratë pas takimit të Harry me familjen, në Sandringham dje. Mbretëresha tha: “Sot familja ime pati diskutime shumë konstruktive mbi të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si një familje e re.

Edhe pse ne do t’i preferonim që ata të mbeteshin anëtarët që punojnë me kohë të plotë në Familjen Mbretërore, ne i respektojmë dhe i kuptojmë dëshirat e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje”. Harry dhe Meghan kanë sqaruar se nuk duan të mbështeten mbi fondet publike në jetën e tyre të re. Prandaj është rënë dakord që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën çifti Sussex do të kalojë kohën në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Meghan nuk u thirr në takim sepse ajo dhe Harry vendosën se nuk ishte e nevojshme, raportuan sot MEDIAT ANGLEZE. Këto të fundit gjithashtu thanë se Meghan ka mbajtur një profil të ulët në Kanada këto dy ditë të fundit.