Lajme

Meghan dhe Kate përqafohen, Markle emocionohet

By vizional

March 12, 2019

Në një vit shumë gjëra kanë ndryshuar dhe gjatë Commonwealth Day Meghan Markle dhe Kate Middleton janë shfaqur ‘ndryshe’.

Ashtu siç e thotë protokolli të dyja kanë shkëmbyer një puthje në hyrje të Westminster Abbey, më pas secila në vendin e saj.

Bashkëshortja e William në rresht të parë së bashku me Mbretëreshën, Carlon dhe Camillan. Bashkëshortja e Harry prapa, në lot, por jo për faj të kunatës së saj, por nga emocionet.

Vitin e kaluar Middleton ishte shtatzënë dhe e qeshur si gjithmonë kishte pritur të fejuarën e Harry-t të hyrje, për të hyrë të gjithë së bashku në kishë.

Këtë vit Markle është në muajin e tetë të shtatzënisë, është bërë bashkëshortja e Princit dhe me kunatën e saj marrëdhëniet janë të ngrira.

Por ashtu siç e do protokolli të dyja kanë shkëmbyer një përqafim dhe një puthje. Gjatë ceremonisë kanë qenë njëra pas tjetrës, Kate e veshur me të kuqe, një pallto e përdorur edhe herë tjetër nga Dukesha e Cambridge, ndërsa Meghan është shfaqur me një pallto të bardhë.