
Para dy muajsh Meghan dhe Harry i habitën të gjithë me lajmërimin se do të largoheshin nga familja mbretërore për të vazhduar një jetë të qetë dhe larg kamerave dhe publikut.
Në bisedimet e bëra nga mbretëresha Elisabet u vendos fundi i marit se data zyrtare e largimit nga cdo lidhje me familjen mbretërore dhe eventet e organizuara prej tyre. Pikërisht sot ato kanë thënë këto fjalë prekëse për largimin përfundimtar:
“Siç mund ta ndiejmë të gjithë, bota në këto momente është jashtëzakonisht e brishtë. Megjithatë, ne kemi besim që çdo qenie njerëzore ka potencialin dhe mundësinë për të bërë një ndryshim siç shihet tani në botë, në shtëpi, në komunitet se së bashku mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin.
Ajo që është me rëndësi tani është shëndeti dhe mirëqënia e të gjithëve në të gjithë globin dhe gjetja e zgjidhjeve për sa më shumë probleme që janë shkaktuar si rezultat i pandemisë.
Teksa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rolin tonë për këtë ndryshim global, ne po përqëndrohemi edhe te ky
Edhe pse nuk do të na shihni këtu, puna jonë vazhdon.
Faleminderit çdo komuniteti për mbështjetjen, frymëzimin dhe angazhimin e përbashkët për një botë më të mirë. Ne mezi presim të bashkohemi sërish. Keni bërë një punë të paqme.
Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin.
Harry dhe Meghan.”