Meghan bën valixhet gati dhe niset për në Kanada, pas saj edhe...

Meghan bën valixhet gati dhe niset për në Kanada, pas saj edhe princ Harry

377
0

Një ditë më parë, Meghan bëri gati valixhet për t’u larguar përtej Atlantikut dhe për t’iu bashkuar të birit Archie, të cilin e kishte lënë nën shoqërinë e dados dhe mikeshës së saj që pas pushimeve të Krishtlindjeve. Sipas Daily Mail, edhe Harry do t’i bashkohet gruas dhe djalit të tij së shpejti.

 

Çifti pritet të kalojë më shumë kohë së bashku në Amerikën e Veriut, një vendim ky që ka habitur mbretëreshën, pas bisedimeve për krizat nga Princi Charles dhe Princi Harry me qëllim nxitjen e një marrëveshjeje për t’i mbajtur ata në familjen mbretërore.

 

Duka dhe Dukesha e Sussex e kanë lënë të birin në Kanada pas udhëtimit të tyre gjashtë-javor. Për vogëlushin 8-muajsh po kujdeset dadoja e tij dhe mikesha e ngushtë e Meghan, Jessica Mulroney.

 

Meghan fluturoi nga Londra drejt Kanadasë disa orë pasi Sussex-ët tronditën botën me vendimin e tyre për të braktisur titujt mbretërorë. Madje, thuhet se mbretëresha i luti të anulonin planet e tyre ‘nukleare’. Princi Charles dhe Princi William morën një kopje të deklaratës vetëm 10 minuta para  se ta shihnin lajmin në uebsajtin e Harry dhe Meghan të hapur në mënyrë sekrete.

Madhëria e saj ka kryer një seri thirrjesh mes princit Charles, princit William dhe princit Harry dhe nuk dihet ende nëse ky i fundit është larguar apo jo.  Meghan mund të qëndrojë jashtë shtetit për disa kohë, pasi nuk kishte planifikuar të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar për shumë kohë pasi u kthye. Por Princit Harry i duhet të rikthehet në Backingham Palace javës tjetër për një fejesë.