Mediat e huaja flasin për prejardhjen e Ritës pas “BBMA”

Mediat e huaja flasin për prejardhjen e Ritës pas “BBMA”

402
0

Rita Ora tregoi trupin e saj në një fustan i cili lartë kishte ngjyrë të bardhë, kurse poshtë ishte rrjetë e zezë. Ajo u ka premtuar fansave lansimin e një albumi të ri që nga viti 2015, shkruan DailyMail. Në tepihun e kuq të ‘Billboard Music Awards 2017’ të mbajtur në Las Vegas të dielën, Rita mori vëmendjen me paraqitjen e saj. Ylli 26-vjeçar tregoi të brendshmet në veshjen nga Francesco Scognamiglio, që i rrinte për mrekulli. Rita, emri i lindjes Rita Sahatçiu kishte mbathur sandale të zeza që tregonin pedikyrin e saj të zi. Ylli shqiptar kishte lëshuar flokët e saj prej biondeje të errët, megjithëse u ngrit në famë si këngëtare, ajo ka kaluar vitet e fundit duke punuar në fushatat e modës. Rita ka premtuar se të premtën do ta lansojë projektin e saj më të ri me titull ‘Your Song’.