Meçorapaj: Nga Bunkeri në Vlorë, Rama terror me…

Meçorapaj: Nga Bunkeri në Vlorë, Rama terror me…

490
0

Sot mediat kanë shkruar gjatë për ”ikjen” e Kryeministrit Edi Rama në një aktivitet në Vlorë, pikërisht kur opozita ka thirrur shqiptarët në protestën e madhe të 16 shkurtit. Për ”Koha Jonë”, deputetja e PD-së për qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj, thotë se pasi Rama u struk në bunkerin e byrosë në Dajt në protestën e fundit të PD-së, nesër do të fshihet në Vlorë. ”Të mos merremi me Ramën. Nuk është hera e parë që Kryeministri fshihet. Në një protestë të mëparshme të opozites u struk në bunkerin e byrosë politike në Dajt, tani vjen në Vlorë”,-thotë Meçorapaj. Më tej ajo zbulon se administrata në Vlorë është e terrorizuar dhe se Rama po përgatit një miting ku pjesëmarrja e qytetarëve është me detyrim. ”Në Vlorë i kanë organizuar një takim ku hyhet me ftesë, të cilin do ta paraqesë si dëgjesa me popullin dhe një miting me 5 mijë karrige në sheshin e flamurit për të cilin është duke terrorizuar gjithë administratën me detyrim dhe familjarisht”,-vijon komenti i saj. Në fund ajo thotë se lajm është vetëm protesta. ”Lajmi nesër është që Populli i Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, do jetë në Tiranë duke protestuar për jetën e vështirë, varfërinë, ekonominë e dobësuar, familjarët në kërkim të emigracionit, korrupsionin e me rradhë”. Ndërsa disa ditë më parë, në një intervistë për ”Koha Jonë”, e pyetur se si do të largohet Edi Rama nga pushteti dhe a ka një skenar opozita se si do të organizohen protestuesit? Deputetja dha këtë përgjigje:

 

Edi Rama ka rënë moralisht nga pushteti. 16 shkurti është një bashkim i popullit me opozitën për t’i kujtuar komuniteti ndërkombëtar por edhe qeverisë dhe atyre pak njerëzve që i besojnë ende pushtetit, se Rama e ka humbur shumicën dhe se datat e zgjedhjeve janë për t’u respektuar në kalendarin e demokracisë por respektin më të madh duhet ta gëzojnë datat që thërret nevoja historike për t’i dhënë fund status quo-së, abuzimeve të pushtetit dhe për të zëvendësuar mosqeverisjen me qeverisje, për të zëvendësuar propagandën qeveritare me një kontratë të re sociale. Edi Rama mund të rrëzohet në shumë forma por pamundësia për të qeverisur e ka nxjerrë në pah ndërkohë rrëzimin e tij. Mesazhi qytetar për të mos i besuar Ramës është i drejtë por i mbetet kryetarit të opozitës detyra që të negociojë me aktorët politikë dhe socialë duke e patur parasysh këtë sentiment por edhe paktin e 18 majit që e shtyu Ramën drejt mandatit të dytë por edhe nxori Partinë Demokratike nga një skenar i bllokimit ndërkombëtar i cili do të kishte pasoja të parikuperueshme. Të mos harrojmë se z. Basha e ka shpallur qartë se marrëveshja e 18 majit ka vdekur.