“Më vjen turp që…”/ Trejsi Sejdini flet për herë të parë pas...

“Më vjen turp që…”/ Trejsi Sejdini flet për herë të parë pas telasheve me të dashurin në kërkim

885
0

“Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini, e njohur si “gangsterja e Elbasanit”, ka folur për herë të parë lidhur me thashethemet se i dashuri i saj boss ishte në kërkim për një ngjarje të rëndë.

 

Modelja ka qenë në qendër të vëmendjes për muaj të tërë gjatë vitit të kaluar edhe për shkak të problemeve me drejtësinë dhe të dashurin Leonard Duka.

 

Për here të parë pas këtij skandali, Trejsi vendos të prononcohet në emisionin “Glamour Zone”, në RTV Ora. Trejsi shprehet se ndryshe nga si publiku dhe mediat e kanë etiketuar, ajo nuk ka bërë asgjë të paligjshme.

 

 

Ester Bylyku: Ke qenë pjesë e skandaleve për një kohë të gjatë, dhe ashtu siç ti the, emri yt është keqpërdorur. Cila është e vërteta?

 

Trejsi Sejdini: E vërteta është që shumica e njerëzve, është e prirur që nëse një person publik është e përfshirë në këtë çështje, e gjithë barra bie tek ky person. Unë si Trejsi nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të vërteta apo të pavërteta. Më vjen turp që më është lakuar emri për këto çështje. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë të paligjshme.

 

Ester Bylyku: Pra ti nuk ke lidhje me asnjë bandë?

 

Trejsi Sejdini: Unë nuk kam lidhje me asnjë person, që ka lidhje me bandë.

 

Deklarata bombë e Trejsi Sejdinit, pas telasheve me të dashurin në kërkim si bos droge: Ndihem si …

 

“Ndihem si Toni Montana”, shkruante disa kohe me pare Trejsi Sejdini poshtë një prej pozave të saj në mesnatë, ndërkohë që i dashuri i saj ishte në kërkim si kokë e grupit të kokainës “Duka” në Tiranë, i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Pasi ra në pranga bashkë me tre persona të tjerë si kokë e grupit të kokainës “Duka”, mediat shkruan se i dashuri ishte liruar, që do të thoshte se Trejsi i rikthehej jetës së lumtur me udhëtime dhe blerje super të shtrenjta që ai i bënte.

 

 

Për të festuar daljen nga burgu të të dashurit, ajo realizoi disa foto të nxehta ku mori shumë komente për veshjet intime që kishte zgjedhur e deri te linjat e kuruara. Albumi i fotografive dhe videoja që postoi në “Instagram” mori menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga pozitivet e deri te kritiket.

 

Lidhur me këto komente, “Miss Universe Albania” vendosi që të mos reagonte, duke shijuar vetëm anën pozitive të tyre. Të njëjtën gjë bëri edhe me komentet që iu bënë për daljen nga burgu të të dashurit pas një operacioni të bujshëm, duke mos thënë asgjë në lidhje me faktin që u komentua edhe ajo në shkrimet për këtë çështje.

 

Në dosjen e ardhur nga Gjermania, me kod “ZF/13-442 AL” dhe në 7 raportet e SHISH-it për vitin 2018, në skedën “Leonard Duka dhe Grupi”, u bashkëngjit edhe emri Trejsi Sejdini si e dashura e tij, pjesë përfituese e trafikut të drogës, faktuar kjo lidhje e të dyve edhe me një foto të publikuar në “Instagram” nga vetë “gangsterja e Elbasanit” ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt 2019.

trejsi-sejdini-1