ME VIDEO/ Jonida Maliqi ‘bezdis’ prindërit, nuk i lë rehat as në...

ME VIDEO/ Jonida Maliqi ‘bezdis’ prindërit, nuk i lë rehat as në dhomën e gjumit

460
0

Jonida Maliqi po e kalon këtë periudhë karantinimi së bashku me prindërit e saj. Por, duket se mënyra më argëtuese për ta kaluar këtë periudhë izolimi është duke bërë pak humor me të ëmën, por edhe babain e saj. Ndërsa dy prindërit po shikojnë serialin e tyre të preferuar “Sulejmani i madhërishëm”, Jonida Maliqi ka vendosur të mos i lerë rehat. Ajo ka vazhduar të bëjë shaka me të ëmën, duke përdorur disa nga filtrat më të reja në Instagram. Pasi kanë kaluar në dhomën e gjumit, këngëtarja nuk i është ndarë. “Kanë shkuar në dhomë të gjumit që të shikojnë filmin rehat. Po kush i lë”, – shkruan Jonida Maliqi në videon e publikuar.

Këngëtarja poston shpesh momente me prindërit e saj. Ajo kalon një kohë mjaft të mirë pranë tyre, dhe videot epike me të ëmën, janë të pranishme shpesh më profilin e saj në rrjete sociale.