Lajme

Me vajzën dhe qeset e pazarit në duar; Duam të shohim më shumë baballarë si Loriku

By vizional

February 24, 2020

Ylli i Kombëtares, Lorik Cana duket se po shijon me  kohë të plotë atësinë, pas ardhjes në jetë të vajzës, Enkeleidës. Sot e pamë në një situatë në të cilën nuk jemi mësuar t’i shohim shpesh baballarët. Ai ka nxjerrë vajzën shëtitje dhe për të marrë rreze dhe kur është kthyer, ka bërë dhe pazarin. Enkeleida qëndron në marsup, ndërkohë që Loriku me qeset në duar kthehet në shtëpi.

 

 

Zakonisht kjo nuk është një panoramë baballarësh që e shohim shpesh në rrugë. Ose së paku nuk e nxjerrin në Instagram, ndryshe nga Loriku i cili duket shumë ‘cool’ dhe i përkushtuar në statusin e babait për herë të dytë, kësaj here të një vogëlusheje. Prandaj duam që rrugëve të qytetit, por edhe në Instagram  të shohim më shumë baballarë si Loriku.