“Me ua pre për …”, Gjystja i kundërpërgjigjet mjekut për deklaratën lidhur...

“Me ua pre për …”, Gjystja i kundërpërgjigjet mjekut për deklaratën lidhur me veshjen e Fjollës

692
0

Gjyste Vulaj i është kundërpërgjigjur mjekur që komentoi në mënyrë të çuditshme veshjen e Fjolla Morinës në koncert. Një koncert i Fjolla Morinës në qytetin e Skënderajt ka qenë shumë i komentuar gjatë ditës së sotme. Kjo për faktin se këngëtarja u paraqit shumë provokuese në koncert, e me këtë rast pranoi kritika të ashpra. Ajo që befasoi të gjithë ishte deklarata e mjekur Nazim Qehaja, i cili përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ata që dhunojnë femra të veshura si Fjolla Morina nuk duhet të dalin para ligjit.

 

 

Statusi i plotë i Nazimit, pa ndërhyrje:

 

“Lexues të nderuar, vëllezër dhe motra!

 

Ta komentojmë së bashku këtë foto, si masë preventive, jo vetëm të turpit kombëtar, por edhe të rrezikut të dhunimit me forcë të femrave të këtilla

 

Sipas mendimit tim, jo vetëm në aspektin human, por edhe në atë profesional, psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla, publikisht, skajshëm provokative, nuk duhet të përgjigjën para ligjit.

 

Jepni mendimin tuaj të sinqert!

 

 

Prishtinë, 25.07. 2019”.

 

Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila ka disa fjalë lidhur me dhunuesit.

 

“Keta jan njerz te ndershem, me te ndershem se shumica e atyre qe jan te mbuluar me rroba e s’lejn gje pa ber……Shijoje jeten sepse e ke vec nje, nuk i ke 100 jet dhe mos ja nendo kuj te keqen. Gjithkush punen e vet! Liroja rrugen budalles mos u merr me te, ai skupton gje ashtu kshtu”, ka shkruar ajo pranë një fotografie të turistëve të zhveshur në plazh.

 

“Njerzit normal nuk dhunojn, psikomjekesoret si puna juaj duhet urgjent me i lidh jo n’psikiatri por n’burg t’perjetshem se mostrat tua jan dhunuesit me te medhej neper bote, kur dalin mendsh s’din cka bejn. E sa i perket me pergjigj para ligjit kta njerz te cmendur sesht nevoja por me ua pre per rrenx! A spo e sheh se po perdhunohen fmi te klases se par djem e vajza!”, përfundon këngëtarja.