Aktualitet

Me thirrjen për të mos shembur Teatrin Kombëtar, sot ora 10:00 protestë para parlamentit

By vizional

July 05, 2018

Aktorët dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë thirrur një protestë sot përpara parlamentit, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Protesta mbahet në orën 10:00, atëherë kur nis edhe seanca plenare. Organizatorët kërkojnë që të mos kalojë në parlament pr/ligji që i hap rrugë marrëveshjes me privatin për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave shumëkatëshe.

“Teatri dhe prona publike na përket të gjithëve.

Në orën 10:00 te Parlamenti.

Kundër vjedhjes!

Kundër shkatërrimit!”

 

Me këto fjalë u drejtohet organizatorët, qytetarëve për të dalë sot në protestë.