Lajme

Më të ushqyeshme se mishi dhe më të lehta se frutat për t’u tretur; ja dobitë shëndetësore të fasuleve  

By vizionc

October 30, 2019

Fasulet e zeza janë një super-ushqim si për dietat jo-vegjetariane ashtu dhe ato vegjetariane. Falë mineraleve, vitaminave, fibrave, proteinave, antioksidantëvee lëndëve të tjera ushqyese, fasulet e zeza së bashku me ato të kuqet janë ndër më të shëndetshmet në familjen e bishtajoreve.. Të konservuara, të thara sido që t’i konsumoni apo t’i përgatisni do të përfitoni po njësoj!

1. Parandalimi i kancerit

Përbërjet fitokimike dhe flavonoide të pranishme në fasulet e zeza janë aq të fuqishme sa  të ndalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene në trupin tuajShkaku kryesor i zhvillimit të qelizave kancerogjene ndryshon, por pavarësisht se cilat janë shkaqet, gjëja e parë është të parandaloni akumulimin e qelizave të dëmtuara, të cilat do të ndikojnë në qelizat e shëndetshme, dhe do të stimulojnë rritjen e shpejtë të qelizat kanceroze.  Këto 2 substanca do të veprojnë si antioksidues dhe anti-inflamator dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në riparimin ose eleminimin e qelizave të dëmtuara, përpara se ato të infektojnë qelizat e shëndetshme .

2. Shëndeti i zemrës

Këto fasule përmbajnë përqendrime të larta të fibrave të tretshme, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak. Ulja e kolesterolit në gjak pastron muret e arterieve duke ulur rrezikun për ataket në zemër. Gjithashtu, fasulet e zeza përmbajnë sasi të vogla të acideve yndyrore omega-3, të cilat janë forma “të mira” të kolesterolit në trupin tuaj dhe balancojnë efektet negative të kolesterolit të keq dhe acideve yndyrore omega-6. Ato kanë efekte paksa anti-hipertension, që do të thotë se mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut, ulin presionin e gjakut etj

3. Mirëmbajtja e presionit të gjakut

Fasulet e zeza janë të varfra  të ulëta në natrium (mineral që rrit tensionin e gjakut) dhe përmbajnë kalcium, kalium dhe magnez, të gjitha minerale që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut në mënyrë natyrale.

4. Promovon shëndetin tretës

Fasulet e zeza janë të mira për trajtimin e problemeve të aparatit tretës për shkak të niveleve të larta të fibrave dhe proteinave. Gjithashtu, fasulet e zeza treten më ngadalë se mishi, i cili ka një përmbajtje të ngjashme proteinike dhe në këtë mënyrë ju do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Në këtë mënyrë, fasulet e zeza mund të ndihmojnë në pastrimin e sistemit tuaj të tretjes dhe parandalimin e mbingrënies. Fasulet e zeza janë gjithashtu më të vogla, krahasuar me fasulet e tjera, të cilat e bëjnë më të lehtë tretjen. Konsumimi i rregullt i fasuleve të zeza mund të ndihmojë në trajtimin e problemeve të kapsllëkut.