Me pasaportë vaksinimi dhe në Shqipëri; E vetmja që do t’ju lejojë...

Me pasaportë vaksinimi dhe në Shqipëri; E vetmja që do t’ju lejojë të lëvizni lirshëm, ja ku duhet të aplikoni

353
0

Është folur shumë për pasaportën e vaksinimit, dhe tani do ta gjeni dhe në Shqipëri.

Kjo pasaportë vlen vetëm për ata persona që kanë marrë ose do të marrin të dyja dozat e vaksinës. Mund të aplikojnë në e-albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin.

 

Hapat për pasaportë vaksinimi COVID-19:

 

Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik. Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Baza ligjore: – Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; – Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;

 

Dokumentacioni i nevojshëm

 

Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

 

Hapat e procedurës

 

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.