Lajme

‘Më ndaluan dy vajza në rrugë’, Pipero rrëfen ngjarjen e pazakontë: Unë thashë se donin foto me këtë fytyrë, ato më kërkuan…

By vizional

May 28, 2020

Doktori Pëllumb Pipero ka treguar një episod të pazakontë që i ka ndodhur ditët e fundit, teksa po ecte në rrugë. Në një intervistë për gazetaren Mirela Milori, mjeku infeksionist tha se e ndaluan në rrugë dy vajza, jo për foto apo këshilla të vlefshme, por të interesuara se kur do të hapen lokalet e natës. “Isha duke ecur në rrugë dhe më ndaluan dy vajza, o doktor o doktor! Unë thashë se donin të bënin ndonjë foto me mua. Edhe çne kjo fytyra ime, nuk shkon me ato vajzat, ska kuptim, megjithatë…thashë se donin foto, ato më thanë kur do hapen lokalet e natës? Po mirë, kaq të rëndësishme qenkan lokalet e natës, ndërkohë që virusi është nëpër këmbë. Nuk e kuptoj. Duhet të ruhemi dhe të bëjmë kujdes sepse virusi nuk është zhdukur”, tha Pipero.