“Më mori 15mln kesh”, Endri Prifti akuza qeverisë: Lojrat e fatit s’janë...

“Më mori 15mln kesh”, Endri Prifti akuza qeverisë: Lojrat e fatit s’janë mbyllur, ja kush i jep urdhëra komisarit tuaj

607
0

Endri Prifti ka postuar një shkrim drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës.

Këngëtari Endri Prifti, i dëshpëruar ka postuar një shkrim të gjatë, në të cilin akuzon qeverinë, se nuk i kanë mbyllur vërtetë lojrat e fatit. Endri ka pohuar se ka qenë pikërisht ai, që ka rënë pre e bixhozit, duke humbur 15 milion Lekë kesh. Por jo vetëm kaq! Këngëtari bën thirrje, që kryeministri dhe presidenti aktual i Shqipërisë, të marrin masa të menjëhershme për të mbyllur kanalet erotike gjatë ditës.

 

Shkrimi i plotë i Endri Prifti             

 

“President @ilirmeta.faqjazyrtare Z Kryeminister @edirama . Kam disa vite qe po luftoj me krimin e prostitucionin i vetem , nuk me eshte vene veshi nga qeveria . Tashme eshte alarmante situata . Nqs juve nuk ju dhimsen femijet tane , mua me dhimsen femijet tuaj e te gjithe popullit tone . Ju flas ne emer te popullit Shqiptar . Duhen ndaluar urgjentisht kanalet erotike gjate dites . Qe te shkojme drejt Europes duhet te ndjekim dhe rrugen e Europes . Ne asnje vend te Europes apo te botes nuk lejohen gjate dites keto kanale . Vendi jone eshte kthyer ne nje industri furnizuse per gjith perendimin me video te tilla , te cilat suportohen kryesisht nga tv tona dhe mbrohen nga vete situata aktuale . Te shkosh ne banga , jane me shume femra ne rradhe , marin leket e youtube nga keto produkte te paleje . Vendi jone ka mijera kengetare qe si njeh askush , vetem per te justifikuar leket e youtube . Ndaluat kompjuterat apo lloto bastet . Para nje jave , duke ditur adrenalinen time mbas koncerteve , nje grup shokesh shkojme ne nje lokal dhe aty kishte lojera fati te cilat juve i ndaluat . Me moren per 2 dite 15 mil kesh tek ky lokal ne nje zone nga pazari ri dhe nuk ju mjaftoi kjo , por me futen ne celular edhe 30mije€ baste sportive . Mi futen pike me kompjuter , tani duan leket kesh . Kjo eshte e paligjshme , e padrejte , kane vite te tera qe meren me mua me te njejten menyre . Jane te njejtet , jane te lidhura zinxhir te gjitha , krimi , prostitucioni , bixhozi etj te cilat mbrohen nga vete adminstrata juaj . Juve kete mbase nuk e dini por kshu eshte e verteta . Edhe per patenten qe me moren para 6 muajsh , e gjeta komisarin tuaj dhe nje ish serisht te byrose tuaj te cilet udhehiqen nga shalet e nje prostitute . Pra qeveria mer urdhra nga prostituta per te ndaluar terorisht nje artist ne rruge . Ju letem merni masa per keto situata te turpshme ne vendin tone te bukur dhe ne popullin tone te pafajshem . Ju falenderoj dhe ju uroj te kini shendet e te beni sa me shume per Shqiperine tone te bukur,”- shkruan Endri Prifti në profilin e tij në rrjete sociale.