Lajme

Më mirë vonë se sa kurrë/ Nga Bejdo Malo

By vizional

August 04, 2020

Sikur te kishim vepruar ne keto 30 vjet sic po vepron tani Bashkia e Tiranes atehere shteti shqiptar nuk do te kish vuajtur as per zyra dhe ambjente publike. Do i ishin kursyer shtetit mbi 3  miliarde euro. Kjo eshte pronocimi i nje prej ish-ministrave te ndertimit  te viteve 1992-1996 dhe per 30 vjet deputet permanent i Parlamentit shqiptar, por njekohesisht dhe nje prej inxhinjereve me te mire firmoses dhe ideator i ujesjellsit te Bovilles.  Ai ka marre shkak nga vendimi me i fundit i bashkise se Tiranes  ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit tre kontrata sipërmarrjeje për ndërtim me kompanitë “Milo 2000”, “Arlis shpk” dhe “Startek” për dhënien në shfrytëzim të pasurive të saj për ndërtim. Bashkia. Do perfitoje tre blloqe zyrash ne ndertesa te konceptuara ne menyre bashkekohore per zyra dhe ambjente sherbimi te tre firmat do ti dorzojne Bashkise ndertesa pese kateshe me projekt kallkan nga firma qe e nderton por dhe me hapesura publike  dhe parkime nentokesore.  Kjo eshte nje risi dhe nje guxim qe duket te kishte ndodhur qe para 30 vjetesh. Si mund te lihet bashki e nje milion banoreve ne zyra dhe ambjent sherbimi per te ardhur keq dhe jo fuksionale kur ishin te gjitha mundesite. Bazuar në këto kontrata sipërmarrjeje, në këmbim të dhënies së pronës, Bashkia do të marrë 40% të sipërfaqeve ndërtimore për pjesën që ka vendosur në dispozicion të sipërmarrësit.Sipas zotit Erion Velia, Bashkia i kishte përfituar këto pasuri në periudhën 2017-2018, përmes disa vendimeve të kalimit të pronësisë nga Këshilli i Ministrave, për t’u përdorur në fushën e zhvillimit dhe planifikimit të territorit.me tek zyrtarisht Bashkia konfirmon se nderkohe  një vendim i miratuar në vitin 2018 “Për përcaktimin e procedurës dhe negocimin me zhvilluesit privatë që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet marrëveshjeje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”, i jep të drejtë Bashkisë e Tiranës të japë pronat e saj për zhvillim bizneseve private, sipas modelit të Partneritetit Publik-Privat. Nëpërmjet këtij modeli të zhvillimit të pronave të saj, bashkia thotë se synon që të përfitojë sipërfaqe ndërtimore, për programe sociale dhe ambiente për nevojat e saj.Pas miratimit të këtj vendimi, Bashkia kishte nisur negociatat me kompanitë dhe tashmë kontratat e sipërmarrjes janë finalizuar. Po pse su veprua keshtu me teritorin e tetarit kombetar. Kam qene nder te paret qe sa here kisha te ftuar ne studjo dhe u thoshja qe ne fillimin e mandnatit te Erjon Velise qe teatri duhet prishur dhe duhet zhvilluar i tere  teritori ne parteiritet me firmen “Fusha sh.p.k “ sepse ishin konfirmuar aftesite e saj ndertuese shume here. Ishte luder i ndertimeve ne cdo  aspekt Shkelqim Fusha dhe ekipi qe ai kishte krijuar. Mbi te gjitha ishte dhe pronar i nje siperfaqe  afer tetarit. As sot se kam kuptuar sepse politika e djathte per dhe ajo per integrim u leshuan si skiftere  dhe cdo gje u shkaterrua. Pa e njohur fare as firmen dhe as zotin Shkelqim Fusha shperthyen ne media duke thene gjera te pathena. Kam folur me shume kolege qe mbanin flamurin e sulmit dhe jam cuditur qe ata s dinin asgje as per firmen dhe as per administratorin e saj dhe mezi sqaroheshin. Nuk po them per politikanet e djathte se ne cdo interviste sa here hapej ky problem, tu kujtua kaseta te njetat fjale kini te pabazuara. Keshtu qe u humb nje shanc shume i madh. Krejt ndryshe do ishin gjerat krejt ndryshe do ish dhe nje prej pjeseve te rendesishme te qendres se Tiranes. Nje firme serioze si ajo e zotit Fusha e ka provuar veten por dhe i ka dhene provat qe eshte shume serioze e perpikte korrekte dhe qe ka bere ndertime infrastrukture me shume pergjegjesi. Zoti Fusha mori nje kosto te madhe  politike me humbje te medha ekonomike vetem se politika donte qe te anatemonte politiken . Tani duket se problemi eshte ne rruge te mbare.

Sipas kontratës me Shoqërinë “Startek”, Bashkia Tiranë do të japë për ndërtim pronat e saj në Rrugën e Kavajës, me një sipërfaqe totale prej 1363 m2. Vetë kompania ka lidhur kontratë sipërmarrje me pronarët për një sipërfaqe private aty pranë prej 682 m2. Edhe në këtë rast, bashkia do të përfitojë 40% të sipërfaqe ndërtimore për pjesën që ka vendosur në dispozicion të sipërmarrësit.Për shoqërinë “Milo shpk”, sipas kontratës, bashkia ka dhënë për shfrytëzim katër pronat e saj në rrugën Hamdi Pepa, të cilat kanë një sipërfaqe totale prej 9200 metra, por për ndërtim do të shfrytëzohen sipas kontratës rreth 272 metra. Ndërsa vetë kompania zotëronte aty pranë 75 metra ndërtesë dhe po aq truall.Si pronare e truallit, Bashkia do të marrë 40% të pjesës ndërtimore për sipërfaqen takuese që Bashkia ka në pronësi. Kompania ka rënë dakord dhe ia ka ofruar Bashkisë këtë sipërfaqe në një objekti në proces ndërtimi ngjitur (kallkan) me objektin për të cilin po shfaq interes të zhvillojë në zonën ku ndodhen pronat e Bashkisë Tiranë.Me Shoqërinë “Arlis-Ndërtim”, kontrata parashikon ndërtimin e një godine disa kateshe në funksion dhe favor të Bashkisë Tiranë, në shkëmbim të lirimit të ndërtesës në pronësi të Bashkisë Tiranë të ngritur mbi truall me pronar privat, zona kadastrale 8250. Bazuar në Raportin Përmbledhës Përfundimtar.Në Zonën Kadatsrale 8250 , bashkia ka një sipërfaqe totale ndërtese prej 5903.39 m2, që rezulton pothuajse e shembur dhe një pasuri shesh prej 322.42 m2. Ndërkohë vetë kompania ka disa prona të vetat aty pranë, që do ti shfrytëzojë për ndërtim.Sipas kontratës: Shoqëria “Arlis-Ndërtim” sh.p.k. merr përsipër, që mbi pasuritë truall të, të cilat janë në pronësi të Bashkisë Tiranë, të ndërtojë një godinë të re, sipas nevojës dhe standardeve për funksionimin e institucioneve të cituara më sipër. Godina, sipas projektit të propozuar nga shoqëria “Arlis-Ndërtim” sh.p.k. dhe të pranuar nga Bashkia e Tiranës, do të jetë 5 katëshe mbi tokë dhe një kat nëntokë, me një sipërfaqe ndërtimi mbi tokë 3.200 (tre mijë e dyqind) m2, dhe sipërfaqe ndërtimi nën tokë jo më të vogël se 1.200 (njëmijë e dyqind), sipërfaqe totale ndërtimore prej 4’400 (katërmijë e katërqind) m2. C rendesi ka krahu politik qe kerkojme te shfaqim ne gazetaret. Rendesi ka misioni yne. E verteta qe duhet te thuhet. Ajo qe perfiton shteti bashkia firma dhe publiku. Epo keto i kemi harruar. I kemi shume borxhe firmes “Fusha sh.p.k”  dhe zotit Shkelqim Fusha.