Me më shumë se 300 lëndë ushyqese, MJALTI është produkti i vetëm...

Me më shumë se 300 lëndë ushyqese, MJALTI është produkti i vetëm për të cilin ka nevojë lëkura juaj

334
0

 

Mjalti është përdorur për shekuj me rradhë dhe me më shumë se 300 përbërës, lëndë ushqyese e enzima, ky eliksir shëndeti gjen përdorim të gjerë jo vetëm në mjekësinë popullore , por edhe në kozmetikë. Mjalti është përbërësi bazë i shumë kremrave e produkteve, por kur është mundësia për të përfituar drejtëpërdrejtë prej këtij produkti të ëmbël përse të mos e bëni !

Pse mjalti është kaq i mirë për lëkurën tuaj?

Mjalti organic bëhet në mënyrë natyrale nga bletët që mbledhin nektar lulesh dhe e ruajnë atë në hojëza për të krijuar lëngun e ëmbël, të trashë. Mund të duket e pabesueshme, sesi një produkt i vetëm mund të përmbajë më shumë se 300 lëndë ushqyese, por kjo është e vërtetuar e disa nga mineralet e vitaminat janë:  kompleksi i vitaminës B, kalciumi, zinku, kaliumi dhe hekuri. Mjalti është i pasur me antioksidantë, është antibakterial dhe ka  enzima aktive që ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës.

Falë nxehtësisë, përpunimit dhe filtrimit, shumë lëndë ushqyese të mjaltit mund të shpërbëhen ndaj nutricionistët rekomandojnë që gjithmonë këtë produkt ta blini organik! Shënim: Sa më i errët të jetë mjalti, aq më i pasur në antioksidantë është.

Dhe tani, pesë përfitime të përdorimit të mjaltit në fytyrën tuaj

1. Është pastruesi perfekt

Antioksidantët e mjaltit, vetitë antiseptike dhe antibakteriale e bëjnë mjaltin një produkt ideal për ta aplikuar në lëkurën e mbushur me puçra.  Do të pastrojë poret tuaja dhe do të parandalojë mbledhjen e grumbullimin e papastërtive në lëkurë. Thjesht lagni fytyrën me ujë të ngrohtë, përdorni rreth një lugë çaji mjaltë dhe masazhojeni në fytyrën tuaj në një lëvizje rrethore. Shpëlajeni e më pas vazhdoni rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën.

2. Një exfoliator natyral

Thuajini lamtumirë lëkurës së irrituar duke përzierë pak kanellë në një lugë gjelle mjaltë dhe këtë masë ta aplikoni në fytyrë për 8-10 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët e më pas përdorni një krem hidratant.  Përdorni një ose dy herë në javë për rezultate të kënaqshme.

3. Për trajtimin e akneve

Mjalti është anti-inflamator dhe ndihmon në  eleminimin e yndyrës së tepërt nga sipërfaqja e lëkurës ! E nëse aplikohet çdo ditë, do të balancojë bakteret në lëkurën tuaj. Enzimat me veti kuruese të mjaltit ndihmojnë në riparimin e shpejtë të dëmtimeve të lëkurës.

4. Hidratues shumë i mirë

Nëse jeni të prirur të keni lëkurë të thatë, aplikimi i mjaltit mund të ketë efekte qetësuese. Mjalti lufton dëmtimin nga radikalet e lira dhe hidraton në nivel qelizor lëkurën, duke ju lënë një çehre plot shkëlqim.

5. Anti-plakje

Probiotikët, antioksidantët, lëndët ushqyese dhe enzimat në mjaltë veprojnë së bashku për të ushqyer lëkurën. Ndonëse nuk i eliminon plotësisht rrudhat, të paktën zbeh pamjen  e tyre, duke ushqyer dhe nxitur prodhimin e qelizave të reja.

Shënim:

Sa më shpesh të përfshini mjaltin në rutinën tuaj të bukurisë, aq më të mëdha janë shanset që do të shihni rezultate. POR nëse jeni alergjikë ndaj polenit, selinës ose helmit të bletëve, duhet ta shmangni përdorimin e mjaltit, sepse me shumë mundësi mund t’’ju bëjë reaksion. Megjithatë mund ta aplikoni në një zonë të vogël në dorë për të parë si do të reagojë lëkura juaj. Burimi: GoodHouseKeeping