”Më mban me lekë, paguan shumë mirë” Xhemi Shehun flet hapur për...

”Më mban me lekë, paguan shumë mirë” Xhemi Shehun flet hapur për shoqërinë dhe martesën

352
0

Ku është Arbana është dhe Xhemi, apo ku është Arbana është dhe Xhemi? Ndoshta renditja e emrave nuk ka rëndësi pasi dy moderatoret e njohura janë thuajse gjithmonë bashkë, e me miqësinë e tyre disavjeçare na kanë treguar se shoqëria e vërtetë në media apo botën e artit nuk është thjesht sa për sy e faqe. Dy vajzat e njohura realizojnë shpeshherë edhe rubrika me pyetje-përgjigje në Instagram-et respektive.

Për shembull në të fundit që bëri Arbana, në ndryshim nga ajo që prisnim më shumë zbuluam për Xhemin se atë vetë.  Arbana u propozoi ndjekësve të drejtonin pyetje dhe vetë Xhemi do t’u përgjigjej drejtpërdrejt.

Kështu, dikush kërkoi të dinte nëse Shehu është ende e martuar. “Fakti që nuk e nxjerr tim shoq nuk do të thotë që nuk ekziston. Prej 10 vjetësh jam e martuar”, u shpreh ajo.  Po kush është mashkulli që ka bërë për vete një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar? Ai quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë.

Më tej, një tjetër kërkoi të mësonte arsyen/et se përse Xhemi e do Arbanën. “Më mban me lekë, paguan shumë mirë (qesh)”, ishte përgjigjja e saj.

Si e duron Arbanën si shoqe- ishte një tjetër pyetje. “Kam pasur edhe më keq në shoqëri, është lule”-rrëfeu ajo. Në mesin e shumë pyetjeve nuk mund të mungonte as ajo sa i takon një rikthimi të mundshëm ose jo në Top Channel. Ditë më parë, në një intervistë për “Revista Who”, Shehu tha se e ka mbyllur përfundimisht me televizionin.