Si shembuj vullneti për një trup të mirë do të marrim sot disa nga politikanët meshkuj më në zë të momentit që kanë bërë histori.
Aktiviteti fizik është padyshim shumë i rëndësishëm në jetën tonë, por jo gjithmonë kemi vullnetin e duhur për t’u kujdesur ashtu siç duhet për trupin tonë. Por ka edhe nga ata që pavarësisht punës, impenjimeve dhe situatës nuk ia lejojnë vetes që të marrin ato kilet e tepërta aq të urryera. Si shembuj vullneti për një trup të mirë do të marrim sot disa nga politikanët meshkuj më në zë të momentit.
Lulzim Basha
Kryedemokrati është pjesë e politikës prej shumë kohës, por nuk ka ndodhur kurrë që të dalë në publik jashtë formës së tij optimale fizike. Basha është gjithmonë i kuruar deri në detaj dhe pa asnjë gram të tepërt, duke u bërë shembull për të tjerët.
Ilir Meta
Presidenti i vendit e nis shumë herët historinë e tij me sportin, kur edhe garonte si peshëngritës. Me ardhjen e demokracisë dhe me kalimin e stadeve të pushtetit, gjendja e Metës ishte larg asaj të një sportisti dhe akoma më shumë peshës ideale. Deri pak vite më parë kur ai gjeti vullnetin në vete për t’u kujdesur për trupin dhe për të arritur rezultatin që dëshironte. Me shumë kile më pak, tani Meta është bërë i apasinuar pas notit, futbollit dhe hipizimit. Mjafton t’i kontrolloni pak Facebook-un.
Edi Rama
Tjetër politikan që ka background sportive është sigurisht kryeministri i vendit Edi Rama. Si ish-basketbollist, Rama ka rënë gjithmonë në sy për gjatësinë dhe formën e mirë trupore. Por prej disa kohësh, mesa duket për shkak të punës stresuese, Rama ka shtuar dukshëm në peshë. Kreu i qeverisë gjen kohë për sport vetëm kur thirret për dialog nga presidenti Meta, ashtu siç ndodhi herën e fundit kur shkoi të notonte kur kërkohej që të zgjidhte ngërçin e politikës.
Arben Ahmetaj
Ish-ministri i Financave jo vetëm është shumë aktiv në palestër por nuk ka “turp” as që ta tregojë. Punon fort por gjen kohë edhe për ndonjë selfie aty-këtu. Pas një denoncimi të Berishës së Ahmetaj kishte përfunduar i dhunuar në një konflikt fizik, Ahmetaj postoi foto nga palestra duke e thënë qartë mesazhin e tij.
Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri
Dy socialistët nuk e kanë pranuar asnjëherë se merren me sport apo se stërviten, por lihet për t’u kuptuar nga format e tyre. Gjatë kohës së gjykimit Tahiri ka gjetur kohën që të provojë shumë sporte të ndryshme, por më i dashuri për të duket se ka qënë hipizmi.
Sali Berisha
Dhe sigurisht në një artikull që flet për kujdesin ndaj vetes nuk ka si mungon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili njihet për vullnetin e tij. Edhe pse 75 vjeç, Berisha ka treguar se normën ditore të të ecurit e ka 10 mijë hapa dhe se deri në katin e katërt aty ku edhe ka shtëpinë ngjitet gjithmonë në këmbë. Sigurisht që një aktivitet i tillë
Të sipërpërmendurit janë disa nga shembujt që një karrierë e tejet e suksesshme dhe një axhendë supër e zënë nuk duhet të ndikojnë kurrë. Mjafton pak vullnet…