Me Lamborginin super luksoz, i riu ‘shet mend’ nëpër Tiranë, Bashkia ia...

Me Lamborginin super luksoz, i riu ‘shet mend’ nëpër Tiranë, Bashkia ia bllokon! Veliaj: Ta kesh me jetë lali por parko si në Gjermani

870
0

Një makinë luksoze tip “Lamborgini” është vërdallisur tërë ditën nëpër Tiranë dhe në të gjitha herët ka parkuar gabim. Këto janë fotot flagrante që tregojnë të njëjtin mjet duke parkuar tre herë gabim në vende të ndryshme. Por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë bashkiake të Tiranës e cila ia ka bllokuar mjetin dhe e ka gjobitur.

Për këtë ka shkruar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Lamborghinin ta kesh me jetë lali, por mëso te parkosh, sic parkon dhe në Gjermani! ????

Flm qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni “Tirana Ime” – nje mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mehallen e vet”, shkruan Veliaj teksa ndan edhe këto foto.