“Më ke ngacmuar gruan, tani dua 2000 euro”, çfarë ndodhi mes dy...

“Më ke ngacmuar gruan, tani dua 2000 euro”, çfarë ndodhi mes dy shqiptarëve

1262
0

 

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Fushë Kosovë. Policia ka treguar se si një person ka detyruar nje tjeter t’i japë 2 mijë euro si kompensim.
Sipas agresorit, këto para duhet të jepeshin për arsyen se ai i kishte ngacmuar gruan.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në burg.

“Me 10.10.2019 nga ankuesi mashkull K/Shqiptar është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka detyruar viktimën t’ia japë 2000 euro si kompensim, pasi i njëjti kinse kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, shkruan “Ekspress”.