Zbulohet foto e Astrit Bilalit, i cili mbeti i vrarë sot në Shkodër, me djalin e tij Asmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë.
‘Me kampionin tim’, shkruante Astrit Bilali bashkëngjitur fotos me te birin.
Astrit Bilali ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Shkodrës. Ai kishte në pronësi një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Ndërkohë edhe Ibrahim Bilali, vëllai i Astritit ishte ish-kampion i hipizmit.
Asmer Bilali ish boksier i Vllaznisë, u arrestua vitin e kaluar si pjesë grupit ‘Bajri’ në Shkodër, ndërsa dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të ndodhur më 1 shtator ku humbi jetën biznesmeni Arjan Ferracaku.