Me inicialet e saj prej floriri në dhëmbë, Rita Ora mahnit në...

Me inicialet e saj prej floriri në dhëmbë, Rita Ora mahnit në daljen e saj në MTV VMAs 2021

278
0

 

Këtë vit në MTV Video Music Awards 2021 nuk ka munguar as artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. E përzgjedhur si “Ikona e Stilit”, biondja nuk ka zhgënjyer as këtë herë me pamjen e saj tërheqëse. Ajo ka shkëlqyer në tapetin e kuq me një fustan të zi të gjatë, e me një palë pantallona të shkurtra. Veshjen e saj e kompletoi me një palë çizme të gjatë mbi gjunjë, e me një stilim interesant flokësh. Aksesorët dhe protezat në dhëmbë prej ari me inicialet e këngëtares e bënë të duket edhe më unike. “VMAS. Kam kaluar kohën më të mirë duke prezantuar mikun tim, Ed Sheeran”, ka shkruar Ora.

Krijuesja e hitit “Anywhere” më pas falënderoi ekipin dhe të gjithë që u përkujdesën për ‘look’-un e saj. Theksojmë se Rita sivjet nuk ishte e nominuar në asnjë kategori në çmimet e MTV VMAs.