Histori njerëzore

“Më goditi me lopatë dhe më mbuloi me gurë”, gruaja del nga koma dhe tregon sjelljen shtazarake të burrit: Kam vajzën në gji

By vizional

March 17, 2020

Eriola Dulaj, nënë e pesë vajzave, më e vogla në gji, ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e dhunës, shtazarake nga bashkëshorti i saj Nazar Mollaymeri. 38-vjeçarja gjendet në një shtrat të spitalit të Traumës, pasi i ka dalë nga gjendja e komës. Ngjarja është shënuar në fshatin Moglicë të bashkisë së Maliqit, në 14 Mars.

 

Ndonëse ka dalë nga gjendja e komës, por edhe në gjendje shoku për atë që ka përjetuar, gruaja ka rrëfyer torturën që ka përjetuar ndërsa bashkëshorti e qëlloi me qëllim për ta vrarë.

“Rreth orës 14:00 më tha “eja të shkojmë në fushë për të mbjellë patate”. Për të shkuar në arën tonë duhet të kalojmë nëpërmjet pyllit të fshatit. Në pyll fillimisht më dhunoi me lopatë. Më ka qëlluar në kokë e në trup. Një nipi i tij më ka gjetur të mbuluar me gurë.

Pasi më qëlloi për të vrarë, më mbuloi me gurë që të mos më gjente njeri. Mendoi se vdiqa, por paskam patur jetën e gjatë për vajzat”, tha mes lotësh 38-vjecarja për gazetaren Klodiana Haxhiaj. Një prej të afërmeve që i qëndron tek koka, ndërsa gruaja vazhdimisht kërkon vajzat e saj.

 

Të afërmit thonë se ishte nipi i burrit të saj ai i cili e ka gjetur në mes të pyllit pa ndjenja të mbuluar me gurë që e ka nxjerrë prej andej gruan dhe ka lajmëruar ambulancën e Maliqit. Po i njëjti i afërm ka bërë edhe denoncimin në policinë e Maliqit për dhunën e ushtruar nga Mollaymeri karshi bashkëshortes.