“Më ftuan si hero në shtëpi dhe shitën fytyrën time duke hedhur...

“Më ftuan si hero në shtëpi dhe shitën fytyrën time duke hedhur baltë”, Pipero reagon sërish për videon që bëri bujë

20
0

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka shpjeguar sërish videon e publikuar pak ditë më parë në mediat sociale, ku ai shfaqej me disa miq gjatë një darke private, ku nuk ruheshin masat ndaj Covid-19. Teksa ka shpërndarë një postim në mediat sociale, mjeku ka marrë shumë komente, ku një ndër to e vlerëson për punë e tij, duke i dalë në mbrojtje, ku thotë se Pipero është mjek që po lufton çdo ditë me COVID-19, por po luftohet nga ziliqarët dhe gënjeshtarët.

 

Ndërkohë që i kujton shembullin e Britanisë, qyteti shkruan se mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës, duhen ndihmuar financiarisht dhe jo të denigrohen.

 

Pas këtij komenti, nuk ka munguar edhe reagimi i mjekut Pipero, i cili shkruan se ka keqardhje për të gjithë ata që hedhin vrerë dhe sulmojnë në këtë kohë.

 

Pipero shton se ata që kanë publikuar videon kanë hedhur vrer ndaj, pasi e kanë ftuar në shtëpi si hero dhe më pas i kanë publikuar atë pjesë të drekës dhe kanë hedhur baltë ndaj tij.

 

Adam Pcaku: Ne Britanine e Madhe, qeveria, me nje ligj te vecante vendosi: shteti Britanik, te paguaj pushimet 30 ditore per cdo doktor dhe infermier qe punoi dhe punon ne te ndihme te popullit Britanik gjate pandemise. Po shteti jone? Profersor Pellumbi, pervec se eshte profesor eshte ne rradhe te pare njeri dhe njeri i mire. Kur pjesa me e madhe fuste bishtin nen shale nga frika, profesori bashke me koleget e tij, ishin aty, ne vijen qe ndan jeten nga vdekja dhe kete veprim e bejne vetem burra si Profesor Pellumbi.

 

Luftohet nje trim. Luftohet nje i afte. Luftohet nje profesor apo disa profesore sepse sot udhehiqemi nga injorante, mashtrues, ziliqare dhe genjeshtare. Profesor Pellumbi dhe te gjith ata mjek dhe infermier qe sot jane ne vijen e pare duhen ndihmuar moralisht por edhe financiarisht dhe jo te denigrohen sic po e shohim me syte tane perdite. Respekt per porfesor Pellumbin dhe te gjith ata mjek qe po sakrifikojne jetet e tyre per kete popull te vjedhur, te mashtruar dhe te varfer. Ndjej keqardhje dhe trishtim por edhe krenari per ata qindra mjek dhe infermier te cilet deri me sot skam degjuar asnje ankese por punojne dite e nate per te shpetuar jete njerezish dhe fjala Respekt per keta heronj eshte vetem minimumi qe mund te them. Faleminderit dhe mirenjohje per te gjith ju mjek, infermier dhe ta dini qe 99% e Shqiptareve eshte me ju.

 

Pellumb Pipero: Shume falemnderit juve, mirenjohje te vecante per gjithe ata mijera shqiptare qe na besojne dhe mbeshtesin dhe keqardhje per kedo qe vjell vrer, apo hedh gurin e fsheh doren, apo dhe me keq akoma per ATA qe te ftojne si hero, madje ne shtepine e tyre, dhe per hallin apo qefin e tyre, dhe me pas shesin foto apo video, duke shitur dhe fytyren e tyre per te hedhur balte mbi tonen (timen ne rastin konkret). Por sidoqofte le tja leme kohes te na gjykoje, sot duhet te plotesojme misionin e shenjte ne sherbim te jeteve te shqiptareve, por dhe duke i keshilluar e duke ju kerkuar bashkepunim per te fituar se bashku betejen e shenjte kunder Covid 19!