‘Më ftoi dhe më ofendoi’/ Ja si reagoi Bieta Sulo pas deklaratës...

‘Më ftoi dhe më ofendoi’/ Ja si reagoi Bieta Sulo pas deklaratës së Roza Latit

296
0

Roza Lati u shpreh e indinjuar dje përmes një postimi në Instagram, lidhur me intervistën e saj në “Ftesë në 5”. Roza tha se është ndjerë e ofenduar dhe tregoi se video e saj nga emisioni është fshirë.

“Unë nuk e kuptoj të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë…

Dhe nderkohe me fshini videon? Kam 1001 mesazhe nga njerëzit që reagojnë si mundet në një emision televiziv të të fyejë tjetra në shtëpinë e vetë ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk përtoj t’i nxjerr të gjitha mesazhet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza.

Gjithçka nisi kur Bieta e pyeti Rozën nëse donte t’i binte në sy dikujt me setin e fundit fotografik dhe në vazhdim kur Roza e pyeti Bietën nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar moderatorja i tha: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit”.

 

Por si reagoi Bieta pas deklaratës së Rozës? Moderatorja ka postuar në Instastory disa foto nga emisioni ku shfaqet e qeshur, duke nënkuptuar se nuk i intereson çfarë po thuhet lidhur me këtë çështje.