“Më erdhi në shtrat…”- Dua Lipa zbulon surprizën e ëmbël që i...

“Më erdhi në shtrat…”- Dua Lipa zbulon surprizën e ëmbël që i dashuri i bëri në ditën e të dashuruarve

476
0

Dua Lipa prej më shumë se dy vitesh është në një lidhje dashurie me Anwar Hadid, me të cilin ka edhe një diferencë moshe prej katër vitesh.

21-vjeçari ia ka rrëmbyer zemrën këngëtares shqiptare me famë botërore nëpërmjet një ushqimi tradicional nga Palestina, origjina e babait.

Vëllai i motrave të famshme, Bella dhe Gigi Hadid tregoi këtë “Shën Valentin” se është edhe shumë romantik.

Ai i ka dhuruar partneres 25-vjeçare një buqetë me trëndafila të kuq, çokollata, si dhe një ëmbëlsirë tradicionale të Lindjes së Mesme, Knafeh, me të cilën, Anwar e ka surprizuar Duan në shtrat.

 

“Foto me kualitet të ulët për një moment me kualitet të lartë. Më erdhi në shtrat një ‘knafeh’ në formë zemre”, shkroi këngëtarja krahas fotos.

 

Dua ka krijuar raporte shumë të mira edhe me familjarët e modelit. Ata mblidhen bashkë në raste festash dhe publikojnë foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale.