‘Më duket sikur dhunën ndaj teje e ushtrova unë…’, miku i ministrit...

‘Më duket sikur dhunën ndaj teje e ushtrova unë…’, miku i ministrit Lleshaj mesazh Alfred Lelës: Do të kërkoj falje përditë në emër të Sandrit (E PLOTE)

472
0

‘Më duket sikur dhunën ndaj teje e ushtrova unë…’, miku i ministrit Lleshaj mesazh Alfred Lelës: Do të kërkoj falje përditë në emër të Sandrit (E PLOTE)

Miku i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj i  shkruan gazetarit Alfred Lela, një ditë pas protestës së dhunshme për Teatrin Kombëtar ku ai u arrestua dhe u lirua nga komisariati pasi qendroi për rreth dy orë.

 

Letra për Lelën siç shkruan ky i fundit është bërë nga një prift katolik profesor në Gonzaga, i cili teksa dënon dhunën e ushtruar dje në protestë ndaj gazetarit, shkruan se me ministrin Lleshaj prej vitesh.

 

Po të shkruaj, sepse lajmi per dhunën e ushtruar ndaj teje më shkaktoi një krizë.

Prej vitesh kam një njohje me Sandër Lleshin (me Sandrin, jo me ministrin!). Kjo njohje i i afrohet dhe i ngjet miqësisë.

Duke qenë se nuk jam gati ta shkëpus njohjen me Sandrin, të pakten jo tani, sepse nuk mund të bisedoj sy më sy me të, më duket sikur këtë dhunë ndaj teje e këtë shpërdorim pushteti e kam ushtruar unë.

Postimi i Alfred Lleës:

 

Me erdhen keto fjale me email. Nga nje mik. Mund te them per te se eshte prift katolik dhe profesor ne Gonzaga University ne Firence. Po i ndaj me ju, se fjala e burrave te tille, me bese, duhet perhapur. Pas Agush Karametes, nje besimtar musliman qe agjeron, nje ‘goditje miresie’ nga nje i krishtere qe me kerkon falje per nje dhune qe nuk e ka ushtruar ai.

Pra, fale Zotit, po, ka shqiptare te mire.

 

I dashur Alfred,

 

Po të shkruaj, sepse lajmi per dhunën e ushtruar ndaj teje më shkaktoi një krizë.

Prej vitesh kam një njohje me Sandër Lleshin (me Sandrin, jo me ministrin!). Kjo njohje i i afrohet dhe i ngjet miqësisë.

Duke qenë se nuk jam gati ta shkëpus njohjen me Sandrin, të pakten jo tani, sepse nuk mund të bisedoj sy më sy me të, më duket sikur këtë dhunë ndaj teje e këtë shpërdorim pushteti e kam ushtruar unë.

Për këtë arsye, me ndjenjën më të thellë të turpit për këtë poshtërim të shtetit, që shfaqet në formën e vet më të mjerë nëpërmjet poshtërimit të qytetarit, të kërkoj falje.

Derisa vetë Sandër Lleshi të mos të të kërkojë falje, zëre se unë trokas ditë për ditë në derën tënde për të të kërkuar falje në vend të tij, për sa kohë të mbetet në mua vendimi për ta mbajtur këtë njohje me Sandrin.

 

Me përshëndetjet më të përzemërta,

M.