Me doreza dhe papion të bardhë, presidentin Meta nuk e keni parë...

Me doreza dhe papion të bardhë, presidentin Meta nuk e keni parë asnjëherë (FOTO)

306
0

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të Japonisë, Nahurito.

I veshur me ‘White tie” kreu i shtetit ishte në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota në pallatin perandorak në Tokio. Mes personaliteteve të ftuar në ceremoni ishte edhe Princi Charls.

Sot Naruhito, 59 vjeç, njoftoi ndryshimin e statusit të tij në botë, në një seri ritualesh të hollësishme të njohura si “Sokui no Rei” në Pallatin Perandorak në Tokio.

Ceremonia u mbajt rreth orës   13.00-13.30 (me oren lokale te Japonise) rreth orës 06:00 me orën tonë.

Me doreza dhe papion të bardhë, presidentin Meta nuk e keni parë asnjëherë me këtë stil veshjeje