Me çfarë e doni çorbën qeveritare, me para nga FSHZH apo me...

Me çfarë e doni çorbën qeveritare, me para nga FSHZH apo me rruspa nga IMT?

278
0

Nga Nikollaq Neranxi

 

500 milionë lekë i jep Fondi Shqiptar i Zhvillimit një kuzhinieri, për të bërë një menu dhe një libër!!! Dhe ky quhet investim për kulinarinë dhe traditën!!!!

Për sqarim, FSHZH jep para për projekte të ndryshme, para të cilat merren nga banka ndërkombëtare si borxh, jo dhuratë! Pra kjo do të thotë që shumën e majme që u dha për menunë, do ta paguajmë ne me taksat tona.

E megjithatë Kryeministri nuk e sheh të arsyeshme të japë një spjegim për këtë korrupsion të hapur e të turpshëm.

Ndërkohë kemi një tjetër realitet! Kompania Neranxi ka vite që mbështet financiarisht Institutin Kulinar Neranxi për promovimin e kulinarisë, pa asnjë para të financuar nga shteti.

Vetëm javët e fundit, shkolla ka shkuar në qytetet kryesore të Shqipërisë ku qytetarët kanë degustuar recetat e studentëve dhe profesorëve tanë. Dhe e gjitha kjo falas!

Po të na e kishin kërkuar, edhe menunë, edhe librin do iu a kishim bërë falas, por e dimë që kjo gjë nuk mund të ndodhë, sepse qëllimi nuk është promovimi i kulturës kulinare, por i vjedhjes dhe më pas ndarjes së parave, korrupsion që bizneset Neranxi nuk e kanë pranuar dhe nuk do ta pranojë kurrë.

Se sa shumë merakoset shteti i Edi Ramës për kulturën kulinare, e pamë në ambientet e Institutit Kulinar Neranxi pak ditë më parë, ku IMT e Policia Bashkiake, u sulën si hiena për të shkatërruar një ambient ku do vendosej një frigorifer për produktet me të cilat gatuajnë studentët.

Ky është investimi i institicioneve të Edi Ramës për kulinarinë, ku e vetmja marrdhënie që funksionon është ajo e korrupsionit, me mesazhin e qartë: “Nëse nuk na jep para e nëse nuk ndan para me ne, ti je armiku ynë dhe ne të shkatërrojmë!”.

Dhe këtu ti duhet të zgjedhësh në menunë që qeveria të servir, ose çorbën e korrupsionit ose rruspat shkatërrimtare. Zgjidh e merr!

 

Shënim: videon e prishjeve nga IKMT te Neranxi mund ta ndiqni me këtë link