Kuriozitete

Më bukur në pasqyrë se sa në fotografi; Këtu qëndron sekreti dhe shpjegimi shkencor

By vizionc

January 17, 2020

Gratë shihen në pasqyrë, mesatarisht, mbi 70 herë në ditë sipas një studimi. Dhe nuk është për t’u habitur,  pasi të gjithë e bëjmë këtë për arsye të ndryshme, duke u përgatitur, duke u siguruar që flokët dhe tualeti jonë të jenë në gjendje të mirë. Dhe pastaj na ndodh që bëjmë një fotografi dhe dukem skandal! Qetësohuni, ju nuk jeni i vetmi që ndjeheni kështu. Në të vërtetë ka një shpjegim shkencor për të.

 

Pasqyra rrotullon imazhin tonë: Ajo që ne shohim kur shohim veten në një pasqyrë nuk është realitet – reflektimi në pasqyrë është një version i kundërt i mënyrës sesi ne shikojmë në të vërtetë. Dhe meqenëse ne shohim në pasqyrë çdo ditë, jemi mësuar shumë me këtë version të rrokullisur. Pra, nëse nuk e shihni veten shumë shpesh në fotografi, nuk e dini vërtet se si dukeni.

 

https://www.instagram.com/p/Bkaska_ADtz/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Kur shihemi në pasqyrë, kemi një kontroll të plotë dhe të menjëhershëm. Nëse nuk na pëlqen këndi, reagojmë menjëherë duke kthyer fytyrën dhe duke korrigjuar qëndrimin dhe shprehjen e fytyrës për të formuar një pamje më të kënaqshme. Kur bëhet fjalë për fotografi, ne kryesisht e shohim veten vetëm pasi të bëhet fotografia. Këtu, paraqitja e trukeve mund të ndihmojë. Është gjithashtu mirë të njohësh anët e tua të forta dhe të dobëta dhe këndet e tua më të mira.